Reprezentuesi i Spanjës, Fabian Ruiz, mund të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij sezoni. Por, për ta lënë të lirë mesfushorin, Napoli po kërkon hiq më pak se 50 milionë euro. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Calciomercato”.
Te Napoli kanë vendosur ta shesin Ruizin në verë, pasi 26-vjeçari nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër.
Ruiz këtë edicion ka gjashtë gola e katër asistime në të gjitha paraqitjet për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Real Betisi.
Interesim për transferimin e Ruizit ka kohë që ka shfaqur skuadra e Real Madridit.
Artikuj të ngjashëm