Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruizi refuzon kontratën e Napolit

Mesfushori Fabian Ruiz ka refuzuar ofertën që Napoli e ka vënë në tavolinë për të rinovuar kontratën.

Klubi napolitan i ka ofruar Ruizit kontratë njëvjeçare me një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, sipas “Corriere Dello Sport”.

Mesfushori spanjoll beson se është koha të largohet nga ekipi italian dhe karrierën ta vazhdojë në La Liga.

26-vjeçari po kërkohet nga skuadra të njohura nga kampionati spanjoll.

Ruiz ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.