Mesfushori i Spanjës, Fabian Ruiz ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Napolit. Ruiz ka pranuar se dëshira e tij është që të kthehet në kampionatin e Spanjës dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë treguar Barcelona e Real Madridi.
25-vjeçari pritet të largohet në verë nga Napoli dhe ekipi italian po kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij duke pasur parasysh se Ruiz ka kontratë deri vitin tjetër.
“Ideja e kthimit për të luajtur në Spanjë është gjithmonë në mendjen time”, ka thënë Ruiz. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018 kurse këtë edicion ka pesë gola e katër asistime në 24 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm