Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruiz do të largohet nga Napoli

Mesfushori spanjoll Fabian Ruiz pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar të enjten mediumet italiane. Mësohet se drejtuesit e Napolit tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Ruizin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023 edhe për dy vite tjera.

Për ta lënë të lirë Ruizin, skuadra e Napolit po kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori 24-vjeçar, iu bashkua Napolit në vitin 2018 nga Betisi për 30 milionë euro kurse këtë edicion ka një gol e një asistim në 18 ndeshje për ekipin italian në të gjitha garat. Interesim për transferimin e Ruizit thuhet se tashmë kanë shprehur ekipet nga La Liga, Barcelona e Real Madridi.