Pas Kalidou Koulibalyt, Juventusi ka shprehur interesim edhe për një futbollist tjetër të Napolit.
Bëhet fjalë për mesfushorin Fabian Ruiz, ka njoftuar “Tuttomercatoweb” të martën. Si Koulibaly ashtu edhe Ruiz ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon vitin e ardhshëm. Edhe Ruiz nuk është i kënaqur me reduktimin e pagës dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga Napoli këtë verë.
Juventusi pritet së shpejti të bëjë ofertë edhe për Ruizin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 25 milionë euro. Ruiz është pjesë e Napolit prej vitit 2018 dhe sezonin e fundit ka shënuar pesë gola e ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm