Mesfushori spanjoll i Napolit, Fabian Ruiz, është sërish në radarin e Real Madridit.
Klubi spanjoll synon që në verën e vitit 2022 ta transferojë 25-vjeçarin që po shkëlqen me Napolin.
Raportohet se Ruizi që aktualisht është në Itali me Spanjën në finale të Ligës së Kombeve, mund ti kushtojë Realit rreth 15 milionë euro, ani pse vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve është rreth 45 milionë euro.
Dy gola e po aq asistime në nëntë ndeshje këtë edicion, është bilanci i Ruizit.
Kontrata me Napolin, i skadon në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm