Mesfushori Fabian Ruiz sipas të gjitha gjasave do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në verë. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se Ruiz ka marrëveshje personale me Realin, që tashmë ka nisur negociatat me Napolin për transferimin e tij.
Ekipi spanjoll është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për Ruizin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon në vitin e ardhshëm. Ruiz 25-vjeçar po dëshiron të kthehet në Spanjë për të punuar me trajnerin Carlo Ancelottin, me të cilin kishte punuar edhe te Napoli.
Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018 kurse karrierë në Spanjë ka bërë te Betisi e Elche. Këtë sezon, Ruiz ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.