Paris Saint-Germaini ka bërë hap para drejt arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos.
Ruizi nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe francezët e PSG-së po mundohen ta shfrytëzojnë këtë situatë. Ruizi e ka nisur karrierën me skuadrën e Real Betisit, ndërsa pak kohë i kaloi si i huazuar tek Elche dhe më pas u transferua te Napoli.
Që nga ajo kohë, ai ka zhvilluar 166 paraqitje me klubin italian, ndërsa 15 paraqitje i ka me Përfaqësuesen e Spanjës.
Në sezonin e fundit shënoi shtatë gola dhe pati pesë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.