Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka firmosur me futbollistin spanjoll, Fabian Ruiz.
PSG-ja të martën mbrëma ka njoftuar se me Ruizin ka firmosur për pesë vjet. Mesfushori 26-vjeçar deri më tani ishte te Napoli. Për skuadrën italiane ka luajtur nga viti 2018.
Më herët ishte te Betisi dhe tek Elche. Ai i ka 15 paraqitje dhe një gol për Spanjën.