Pas Manchester Cityt edhe Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies. “Bild” raporton të martën se Reali së shpejti pritet të bëjë ofertë zyrtare për kanadezin 22-vjeçar.
Davies te Reali po shihet si zëvendësim ideal për Ferland Mendyn dhe ekipi spanjoll është gati që për transferimin e tij këtë verë, të ofrojë deri në 70 milionë euro.
Davies ende nuk ka arritur marrëveshje me Bayernin për rinovimin e kontratës dhe te Reali po synojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.
Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 3 gola e 8 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.