Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Alphonso Davies. “Marca” ka njoftuar të premten se Reali tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Bayernit për futbollistin kanadez.
Mësohet se ekipi spanjoll ka ofruar 70 milionë euro për ta bindur Bayernin në lirimin e 22-vjeçarit këtë verë.
Davies ishte vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tij, te Real Madridi po shihet si zëvendësim ideal për francezin Ferland Mendy, i cili do të largohet nga klubi këtë verë.
Davies edhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.