30-vjeçari Eden Hazard është përgëzuar së fundmi nga trajneri Carlo Ancelotti, por që futbollisti belg nuk e ka shfaqur më të mirën në Madrid shkaku i shumë lëndimeve që i ka pasur prejse u transferua.
“Marca” ka shkruar të premten se Hazardi mund të shkëmbehet me golashënuesin më të mirë të elitës së futbollit francez aktualisht, Jonathan David. David është futbollist i Lillet. Do të ishte rikthim në shtëpi për Hazardin, pasi ishte pjesë e kësaj skuadre prej vitit 2007 deri në vitin 2012.
“Hazardi sërish në Lille? Nuk është e pamundur”, ka thënë presidenti i Lillet, Olivier Letang.