Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ka marrëveshje me Hazardin

Eden Hazard mund të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Juventusit në afatin kalimtar të janarit. “Diario Sport” ka raportuar të martën se Juventusi parimisht ka arritur marrëveshje personale me Hazardin dhe po negocion me Real Madridin për lirimin e tij.

Te Reali janë të gatshëm ta lirojnë Hazardin në fillim të vitit të ardhshëm për shkak se nuk llogaritin në shërbimet e belgut. 31-vjeçari ka vetëm pesë paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe një asistim.

Prejse iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Chelsea, Hazard nuk ka arritur ta dëshmojë veten për shkak të lëndimeve të shpeshta. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2024.