Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali monitoron Guimaraesin

Real Madridi mund të bëjë një lëvizje të papritur deri në fund të afatit kalimtar.

“Marca” shkruan të premten se mesfushori Bruno Guimaraes mund të jetë përforcimi befasues deri në fund të këtij afati kalimtar.

Bëhet e ditur se Reali po e monitoron brazilianin, i cili është pjesë e Newcastle Unitedit dhe njëri prej lojtarëve kryesor në ekipin anglez.

Te Reali, po e shohin Brunon si zëvendësim ideal për Casemiron, i cili ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Bruno në fillim të këtij viti iu bashkua Neëcastlet nga Lyoni dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Reali është i gatshëm të ofrojë mbi 60 milionë euro për 24-vjeçarin, nëse e shet Casemiron.