Real Madridi po e monitoron mesfushorin e Newcastle Unitedit, brazilianin Bruno Guimaraes. “Marca” raporton të enjten se Reali po synon transferimin e 25-vjeçarit në verë pas paraqitjeve të mira që po i tregon në Angli. Madje, thuhet se Reali është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për kartonin e Brunos.
Mesfushori defensiv është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Newcastle, ekip të cilit iu bashkua në fillim të vitit të shkuar nga Lyoni.
Ai ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime në 25 paraqitje këtë sezon, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2026.