Mesfushori i Newcastle Unitedit, braziliani Bruno Guimaraes ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, në mesin e të cilave është edhe Real Madridi.
“AS” raporton se te Reali janë të interesuar për transferimin e Brunos gjatë kësaj vere. Bruno po shihet si përforcim i duhur për mesfushën e Realit pas paraqitjeve të mira që i ka treguar te Newcastle.
24-vjeçari në fillim të këtij viti iu bashkua Newcastlet nga Lyoni për 40 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2026.
Në Premier League, Bruno ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në 12 paraqitje. Ai ka edhe gjashtë paraqitje me Brazilin.