Real Madrid tha të premten se kërkon një shpjegim për shkaqet e kaosit që la tifozët e tij “të braktisur dhe të pambrojtur” në finalen e Ligës së Kampionëve. Thirrja e klubit për përgjigje erdhi gjashtë ditë pasi problemet ndodhën jashtë stadiumit “Stade de France” në periferi të Parisit, ku Reali Madridi fitoi titullin evropian duke mposhtur Liverpoolin 1:0.
“Ne bëjmë thirrje për përgjigje dhe shpjegime në mënyrë që të përcaktojmë ata që janë përgjegjës për lënien e tifozëve të braktisur dhe të pambrojtur”, tha Real Madridi në një deklaratë. “Tifozët që në terma të përgjithshëm treguan sjellje shembullore në çdo kohë”.
Klubi spanjoll vuri në dyshim vendimin për të zgjedhur Parisin periferik si një zëvendësim për qytetin rus të Shën Petersburgut, i cili fillimisht ishte planifikuar të priste finalen përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.
“Ne do të donim të dinim arsyet që çuan në zgjedhjen e këtij vendi për të pritur finalen dhe kriteret e përdorura, duke marrë parasysh përvojat e ditës”, tha Real Madridi.
-
Reali kërkon përgjigje pas kaosit në finalen e Championsit
-
Kaosi i finales së Championsit në Paris ka lënë trauma edhe pas një viti
-
Tifozët e Liverpoolit do të rimbursohen nga UEFA pas kaosit në finalen e Championsit
-
UEFA u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit dhe Real Madridit
-
Macroni i pikëlluar pas kaosit të finales së Championsit