Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit dhe Real Madridit

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpoolit dhe Real Madridit për ngjarjet rreth finales së Ligës së Kampionëve dhe ka thënë se gjëra të tilla nuk bën të ndodhin sërish.

Tifozët e Liverpoolit përshkruan sjelljet e policisë si të ashpra, ndërsa u ankuan për kaosin organizativ dhe për tollovinë e madhe për ndeshjen e luajtur të shtunën në Paris.

Ndërkohë Real Madridi ka kërkuar përgjigje për një “seri të ngjarjeve fatkeqe”.

Finalja kishte nisur me 37 minuta vonesë për shkak të kaosit në hyrje të stadiumit. Ulëse të shumta kishin mbetur të zbrazëta në kohën kur duhej të fillonte ndeshja finale.

“Asnjë tifoz i futbollit nuk duhet të vihet në atë situatë dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

Edhe UEFA del me sqarim për shtyrjen e finales Sport UEFA del me sqarim për shtyrjen e finales

“UEFA dëshiron t’u kërkojë sinqerisht falje të gjithë spektatorëve që u desh të përjetonin ose të ishin dëshmitarë të ngjarjeve të frikshme dhe shqetësuese në prag të finales në ‘Stade de France’, më 28 maj në Paris, në një mbrëmje që është dashur të jetë festë e futbollit evropian për klube”.

UEFA ka formuar një trup hetues për të zbuluar se çka ndodhi në mbrëmjen e finales në Paris.