Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Ospinan

Real Madridi ka shprehur interesim për portierin kolumbian David Ospina, ka raportuar “Calciomercato” të martën. Mësohet se Ospina te Reali po kërkohet nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka punuar me të te Napoli.

Ospina te Reali po shihet si portier i dytë pas belgut Thibaut Courtois, pasi ukrainasi Andriy Lunin do të largohet këtë verë. Ospina te Reali mund të transferohet si lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon muajin e ardhshëm.

Te Reali janë të gatshëm t’i ofrojnë 33-vjeçarit kontratë deri në vitin 2024. Ospina këtë sezon ka 33 paraqitje për Napolin, ekip të cilit iu bashkua nga Arsenali në vitin 2018.