Portieri kolumbian David Ospina do të mbetet pjesë e skuadrës së Napolit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Bëhet e ditur se drejtuesit e Napolit tashmë i kanë ofruar Ospinas rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.
33-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në fund të sezonit dhe te Napoli po duan ta mbajnë edhe më gjatë në ekip pas paraqitjeve të mira që ka treguar deri më tani.
Ospina ka dhjetë ndeshje te Napoli dhe trajneri Luciano Spalletti po e sheh si lojtar të rëndësishëm. Kolumbiani është pjesë e Napolit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga skuadra e Arsenalit.