Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen dëshiron të mbetet në Napoli

Menaxheri i Victor Osimenit të Napolit ka zbuluar se lojtari dëshiron të mbetet tek ekipi italian, pavarësisht interesimit të Arsenalit dhe Manchester Unitedit.

Menaxheri Roberto Calenda në një intervistë për një medium të afërt me klubin e Napolit tha se futbollisti nigerian nuk dëshiroi të largohet gjatë verës së këtij viti nga skuadra italiane.

“Dëshira për të qëndruar te Napoli ishte e futbollistit. Ai dëshiroi të luante në Ligën e Kampionëve, garë të cilën e siguroi bashkë me lojtarët e skuadrës. Ai ka një kontratë të gjatë. Tregu është dinamik, por vullneti ynë është të vazhdojmë me Napolin”, ka thënë Calenda në një intervistë për mediumin e afërt me klubin italian.

Sulmuesi 23-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në vitin 2025. Te klubi italian u transferua nga Lille në vitin 2020.

Ai ka shënuar katër gola në tetë paraqitje në të gjitha garat për Napolin.