Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Kvaratskhelian

Kvaratskhelia

Real Madridi është futur në garë për mesfushorin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. “Marca” shkruan të martën se Reali po përgatit ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e 22-vjeçarit.

Për kartonin e gjeorgjianit, Reali është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro pasi ai po shihet si përforcim i madh për klubin spanjoll. Kvaratskhelia po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Napolin, ekip me të cilin do ta fitojë edhe titullin e kampionit të Italisë.

Në 37 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 16 asistime. Me Napolin, Kvaratskhelia ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai po kërkohet edhe nga Manchester City, Chelsea e Paris Saint-Germaini.

Artikuj të ngjashëm