Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali me ofertë për Kvaratskhelian

Forma fantastike e Kvicha Kvaratshkelias te Napoli këtë edicion ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të shfaqin interesim për gjeorgjianin.

“Marca” raporton të martën se Real Madridi është i vendosur për ta transferuar 21-vjeçarin verën tjetër. Madje, thuhet se Reali tashmë ka bërë ofertë zyrtare për ta bindur Napolin në lirimin e tij. Për kartonin e Kvaratskhelias, Reali ka ofruar 85 milionë euro.

Ai para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit dhe firmosi kontratë deri në vitin 2027.

Këtë edicion Kvaratskhelia ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 12 asistime në 28 paraqitje për ekipin italian në të gjitha garat.