Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon Kvaratskhelian e Napolit

Sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, mund t’i bashkohet në verë skuadrës së Real Madridit. Gjeorgjiani 22-vjeçar është duke u kërkuar nga gjiganti spanjoll, ka njoftuar “Marca” të mërkurën.

Ai me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Për sulmuesin e Gjeorgjisë, interesim kanë shprehur edhe Manchester City e Newcastle Unitedi.

Kvaratskhelia po shkëlqyen në sezonin aktual me fanellën e Napolit, duke shënuar 11 gola në 23 paraqitje përfshirë në Itali dhe Ligën e Kampionëve. Ai ka kontribuar edhe me 14 asistime.

Artikuj të ngjashëm