Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Gnabryn

Gnabry refuzon vazhdimin e kontratës

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Serge Gnabry, raporton të martën “Fichajes”. Mësohet se Reali ka kohë që po e monitoron Gnabryn, të cilin po e sheh si opsion të mirë për sulmin për sezonin e ardhshëm.

27-vjeçari mund të largohet në verë nga Bayerni, pasi në klubin bavarez nuk janë të kënaqur me paraqitjet dhe sjelljet e tij, për të cilat tashmë është kritikuar publikisht. 27-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.

Gnabry është pjesë e Bayernit prej vitit 2018, ndërsa ka luajtur edhe për Hoffenheimin, Werder Bremenin, Arsenalin e West Bromwichin.

Këtë sezon, në 33 ndeshje të luajtura, ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë po aq asistime.