Reali Madridi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Serge Gnabry, që pritet të largohet nga Bayerni në verë.
“Bild” ka shkruar të mërkurën se Reali tashmë ka kontaktuar me agjentin e Gnabryt, pasi reprezentuesi i Gjermanisë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon vitin e ardhshëm.
Te Reali, po e shohin Gnabryn si zëvendësim ideal për Gareth Balen, i cili do të largohet në verë kur edhe i skadon kontrata.
Gnabry 26-vjeçar këtë edicion ka pasur paraqitje të mira për bavarezët, duke shënuar 13 gola dhe asistuar nëntë herë në 36 ndeshje në të gjitha garat.
Ai ka edhe 20 gola në 31 paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.