Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Diabyn

Real Madridi ka shprehur interesim për Moussa Diabyn e Bayer Leverkusenit. “Marca” bën të ditur të hënën se Reali pritet së shpejti ta kontaktojë ekipin gjerman në lidhje me sulmuesin e krahut.

Francezi pritet të largohet nga Leverkuseni këtë verë dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.

Krahas Realit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe PSG-ja e Newcastle Unitedi. Diaby këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve më produktiv në Evropë, ku në 42 ndeshje për Leverkusenin ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 10 herë.

Ai është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.