Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi, favorit për Diabyn

Sulmuesi i krahut, Moussa Diaby, sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit për sezonin e ri.

“L’Equipe” ka shkruar se Parisi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin e Bayer Leverkusenit dhe po negocion me ekipin gjerman për lirimin e tij.

Mësohet se Parisi ka ofruar 70 milionë euro dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet në fund të këtij muaji.

Diaby pritet të largohet nga Leverkuseni pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë sezon, ku ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës. 23-vjeçari ka 14 gola e 11 asistime deri më tani për Leverkusenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Diaby është zhvilluar si lojtar te PSG-ja, përpara se t’i bashkohej Leverkusenit në vitin 2020.

Artikuj të ngjashëm