Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja interesohet për Diabyn

Sulmuesi i krahut, Moussa Diaby, mund të rikthehet te Paris Saint-Germaini pas katër sezoneve në Bundesligë. “L’Equipe” shkruan të hënën se Parisi ka shprehur interesim për 23-vjeçarin, që po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Në fakt, Diaby tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të Evropës, por Parisi është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro për transferimin e tij në verë. Diaby ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 19 gola e 9 asistime në të gjitha garat.

Diaby është zhvilluar si futbollist në akademinë e Parisit, përpara se të transferohet te Bayer Leverkuseni në vitin 2019 për 15 milioën euro. Interesim për francezin kanë shprehur edhe Newcastle Unitedi e Arsenali.

Artikuj të ngjashëm