Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Moussa Diaby, raporton “Daily Mail” të shtunën.
Mësohet se Arsenali gjatë ditëve në vijim do t’i bëjë ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit për futbollistin francez.
Për Diabyn, Arsenali ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh.
Diaby po pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, që e sheh si zëvendësim të duhur për Nicolas Pepen, që është huazuar te Nice.
Diaby ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2025, ndërsa ekipi gjerman iu bashkua në vitin 2019 nga Paris Saint-Germaini.
Këtë edicion, ai ka një asistim në tri paraqitje.