Sulmuesi i krahut, Moussa Diaby sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Premier League. “Sky Sports” ka njoftuar të mërkurën se Diaby pritet t’i bashkohet Newcastle Unitedit, ekip që ka fituar garën për shërbimet e 23-vjeçarit. Ekipi anglez i ka ofruar Bayer Leverkusenit rreth 60 milionë euro për ta bindur në lirimin e Diabyt këtë verë.
Diaby këtë sezon është njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi gjerman, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 9 herë në të gjitha garat deri më tani.
Reprezentuesi i Francës është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini.
Artikuj të ngjashëm