Klubet e mëdha evropiane po interesohen për Moussa Diabyn e Bayer Leverkusenit.
Real Madridi ka kohë që është duke e përcjellë futbollistin. Por, në garë për Diabyn është edhe Newcastle Unitedi, shkruan “Fichajes”.
Sulmuesi francez ka shënuar katër gola dhe ka asistuar po aq herë në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Diaby ka kontratë me Leverkusenin deri në verën e vitit 2025. Pjesë e skuadrës gjermane është që nga vera e vitit 2019, kur ishte transferua nga PSG-ja për 15 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm