Bayer Leverkuseni ka caktuar çmim të lartë për futbollistin e krahut, Moussa Diaby, ka shkruar mediumi gjerman “Kicker” të enjten.
Diaby po kërkohet nga tri skuadra të njohura angleze.
Arsenali, West Ham Unitedi dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, i cili ka 16 gola e 13 asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual.
Leverkuseni do ta lërë të lirë Diabyn të largohet në verë vetëm nëse pranon ofertë prej 50 milionë eurove.
Diaby ka kontratë me klubin e Bundesligës deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm