Sulmuesi Moussa Diaby do të largohet përfundimisht nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit aktual. “Bild”, ka raportuar të premten se krerët e ekipit gjerman kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 23-vjeçarin në verë dhe për kartonin e tij po kërkojnë hiç më pak se 100 milionë euro.
Diaby ka tërhequr interesimin e skuadrave angleze, të cilat tentuan transferimin e tij edhe gjatë janarit, por Leverkuseni refuzoi të gjitha ofertat.
Arsenali dhe Newcastle Unitedi janë ekipet që po synojnë transferimin e Diabyt, i cili ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në vitin 2025.
Ai po shkëlqen këtë sezon tek Leverkuseni, ekip të cilit u bashkua në vitin 2019 nga Paris Saint-Germaini. Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, sulmuesi francez ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 5 asistime.