Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për Diabyn

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit për sulmuesin e krahut, Moussa Diaby.

“The Sun” të enjten ka njoftuar se Unitedi ka ofruar 50 milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Diaby 23-vjeçar ka shkëlqyer sezonin e fundit te Leverkuseni, duke shënuar 17 gola dhe bërë 14 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat. Francezi është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2019 dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025.

Diaby te Leverkuseni është transferuar nga Paris Saint-Germaini.