Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali heq dorë nga Aouari

Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Lyonit, francezi Houssem Aouar ka njoftuar të premten “Calciomercato”.

Tërheqja e Real Madridit nga gara i mundëson skuadrës së Juventusit që të jetë favorit për shërbimet e tij. Mësohet se Reali nuk është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Aouarit, sa po kërkon skuadra e Lyonit për ta lënë të lirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori 22-vjeçar pritet të largohet nga Lyoni këtë verë kurse këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 30 ndeshje. Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023.