Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Aouarin

Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar ka njoftuar të martën “Mundo Deportivo”.

Bëhet e ditur se Aouar po pëlqehet nga drejtuesit e ekipit spanjoll, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e tij në fund të sezonit. Aouar pritet të largohet nga Lyoni gjatë verës dhe është i gatshëm për një aventurë të re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori 22-vjeçar këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë në 31 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 kurse vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Francës.