Real Betisi pritet të përforcohet me mesfushorin Houssem Aouar gjatë afatit kalimtar të verës.
“Foot Mercato” ka shkruar të hënën se Betisi ka arritur marrëveshje me mesfushorin dhe është në negociata me Lyonin për transferimin e tij. Për t’i siguruar shërbimet e Aouarit, Betisi ka ofruar 30 milionë euro. Te Lyoni janë të gatshëm ta lirojnë 23-vjeçarin, i cili ishte pranë largimit edhe verën e shkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAouar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin e ardhshëm, kurse sezonin e sapopërfunduar ai pati tetë gola e katër asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.