Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, ka fituar në “Santiago Bernabeu” ndaj skuadrës së Leipzigut.
Reali të martën mbrëma mposhti Leipzigun e Bundesligës gjermane me rezultatin 2:0, në ndeshjen e dytë të Grupit F të “Championsit”.
Goli i avantazhit për Realin u shënua në minutën e 80-të. Pasi mori top të mirë nga Vinicius Junior, Federico Valverde edhe më mirë u shmang nga një mbrojtës dhe shënoi me të majtën.
Marco Asensio në minutën e parë të kohës shtesë dyfishoi epërsinë dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Reali pas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë. Leipzigu është i fundit në Grupin F, pa pikë.