Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Bayerni ka shënuar dy gola në superndeshjen me Real Madridin dhe ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Bayerni fitoi 2:1 ndaj skuadrës mbretërore spanjolle. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e nivelit më të lartë dhe me plot raste. Per kohë të gjatë kanë dominuar lojtarët e kampionit gjerman, që largohen nga Madridi me fitore shumë të madhe.

Ndërkaq Arsenali ka fituar 1:0 ndaj Sportingut në Lisbonë, të martën mbrëma. Ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit e vendosi goli i Kai Havertz në minutën e parë shtesë. Havertz në lojë hyri në minutën e 70-të dhe realizoi për fitore të madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpallet më i miri i ndeshjes, a e meritoi?

1 muaj më parë / 7 pri 2026 23:07
bay

UEFA e ka shpallur më të mirin e superndeshejs mes Real Madridit dhe Bayernit.

Është portieri i Bayernit, Manuel Neuer, që u vlerësua më i miri nga ekspertët e UEFA-s.

Neueri i ka bërë plot nëntë pritje. Ndonëse në portë, ka vrapuar plot 5,3 kilometra.
Bayerni fitoi 2:1.

Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:56
ars

Arsenali ka fituar 1:0 ndaj Sportingut në Lisbonë, të martën mbrëma.

Ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit e vendosi goli i Kai Havertz në minutën e parë shtesë. 

Havertz në lojë hyri në minutën e 70-të dhe realizoi për fitore të madhe.

Në ndeshjen e kthimit, javën e ardhshme në Londër, Arsenali do të kërkojë ta konfirmojë vendin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Një tjetër zëvendësues, Gabriel Martinelli, e bëri asistimin në golin e gjermanit Havertz.

Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:53
bay

Bayerni ka shënuar dy gola në superndeshjen me Real Madridin dhe ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Bayerni fitoi 2:1 ndaj skuadrës mbretërore spanjolle.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e nivelit më të lartë dhe me plot raste. Per kohë të gjatë kanë dominuar lojtarët e kampionit gjerman, që largohen nga Madridi me fitore shumë të madhe.

Luis Diaz e kaloi në epërsi 1:0 Bayernin në minutën e 41-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Dhe me të nisur pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 46-të, Harry Kane shënoi për 2:0. Ai gjuajti bukur nga distanca.

Ylli anglez u kthye nga lëndimi dhe gjeti sërish cakun. 32-vjeçari Kane i ka plot 49 gola me Bayernin këtë edicion. 11 prej këtyre golave i ka në dhjetë ndeshje në Champions.

Pas golit të dytë të Bayernit, nisi ofenziva e madrilenëve.

Fillimisht Manuel Neuer mbylli mirë këndin për Vinicius Juniorin. Më pas ndali goditjen e Kylian Mbappes dhe sërish u vendos mirë për ta shpëtuar portën e Bayernit.

Por edhe forma e mirë e Neuerit nuk kreu punë në minutën e 74-t. Trent Alexander-Arnold gjeti mirë në zonë Mbappen që ishte i saktë nga afërsia për 2:1.

Real Madridi e kërkoi edhe golin e barazimit, por pa sukses. Raste të tjera kishin sidomos Mbappe e Vinicius Jr.

Por të rrezikshëm ishin edhe lojtarët e Bayernit, ndonëse më shumë të fokusuar për ta mbrojtur portën e tyre.

Rezultati 2:1 e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Mynih. Por Bayerni është në avantazh të theksuar për të kaluar në gjysmëfinale të Championsit.

Arsenali shënon në kohën shtesë

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:52
ars

Arsenali ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Sportingut.

Kai Havertz realizoi në minutën e 91-të.

Reali po kthehet, shënon Mbappe

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:33
mbappe

Real Madridi po kthehet në lojë në ndeshjen ndaj Bayernit.

Kylian Mbappe shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 74-t. Alexander-Arnold asistoi.

Reali rreshton rastet, Neuer i pakalueshëm

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:29
real madrid

Pas epërsisë 2:0 të Bayernit, Real Madridi ka rreshtuar tri raste. Por Manuel Neuer po ofron siguri për portën bavareze. Ai ndali goditjen e Kylian Mbappes dhe mbylli mirë këndin në goditjen e Viniciusit.

Bayerni po udhëheqë 2:0.

Arsenalit i anulohet goli

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:29
arsenal

Arsenalit i është anuluar goli i epërsië ndaj Sportingut në Portugali.

Martin Zubimendi shënoi dhe goli u pranua. Pos pas rishikimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Rezultati mbetet 0:0.

Kane me supergol, Bayerni në epërsi 2:0

1 muaj më parë / 7 pri 2026 22:06
kane

Harry Kane ka shënuar me të nisur pjesa e dytë për epërsinë 2:0 të Bayernit ndaj Realit në Madrid.

Kane shënoi që në minutën e 46-të.

Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Sporting – Arsenal

1 muaj më parë / 7 pri 2026 21:49
sporting-arsenal

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Sportingut dhe Arsenalit.

Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë.

Raste kishin të dy skuadrat, por pa konkretizuar.

Bayerni në epërsi pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 7 pri 2026 21:48
Bayerni

Bayerni është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Realin në Madrid.

Luis Diaz shënoi në minutën e 41-të.

Bavarezët kanë shfaqur më shumë në “Bernabeu” dhe në pushim kanë shkuar me epërsi të rëndësishme.

Bayerni në epërsi

1 muaj më parë / 7 pri 2026 21:42
bayern

Bayerni ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Realit në Madrid.

Pas dominimit për periudhë të gjatë, Luis Diaz shënoi për 1:0 në minutën e 41-të.

Lojë e zjarrtë në “Bernabeu”

1 muaj më parë / 7 pri 2026 21:21
Real Madridi

Real Madridi e Bayerni po luajnë ndeshje të zjarrtë në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë pas 20 minutave lojë rezultati është 0:0.

Vinicius Jr kishte rastin më të mirë për madrilenët, por Manuel Neuer ndali gjuajtjen e tij.

Ndërkohë të rrezikshëm po shfaqen edhe lojtarët e Bayernit.

Kane udhëheq sulmin e Bayernit, Mbappe të Realit

1 muaj më parë / 7 pri 2026 20:08
harry kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, do të paraqitet nga minuta e parë te Real Madridi në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit. Kane Ai mungoi në fundjavë.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe luhet në “Santiago Bernabeu”.

Është ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Sulmit të Real Madridit i prinë, francezi Kylian Mbappe.

No description available.