Braziliani Rodrygo i ka shënuar dy gola për Real Madridin që është duke fituar ndaj Salzburgut në “Santiago Bernabeu”, 2:0.
Rodrygo shënoi në minutën e 23-të dhe të 34-t.
Të dyja golat i realizoi me asistim të anglezit Jude Bellingham.
Madrilenëve u duhet fitorja për të mbetur në zonën që siguron fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi “shkatërron” Salzburgun austriak
Real Madridi nuk ka lejuar befasi ndaj Salzburgut austriak. Të mërkurën mbrëma në Madridi, kampioni në fuqi i Championsit fitoi 5:1.
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të fazës së ligës në Champions.
Rodrygo shënoi në minutën e 23-të dhe të 34-t për 2:0. Në të dy golat asistoi Jude Bellingham.
Kylian Mbappe shënoi për 3:0 në minutën e 48-të, ndërsa Vinicius Junior e ktheu në gol asistimin e Luka Modriqit në minutën e 55-të.
Braziliani Vinicius shënoi tjetër gol në minutën e 77-të.
Salzburgu golin e vetëm e shënoi në minutën e 85-të përmes Mads Bidstrupit.
Me fitore, Real Madridi doli në vendin e 16-të të Championsit me 12 pikë. E ka siguruar avancimin në fazën e plejofit, një xhiro para fundit.
Salzburgu mbetet me tri pikë dhe tashmë është eliminuar.