Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi “shkatërron” Salzburgun austriak

real

Real Madridi nuk ka lejuar befasi ndaj Salzburgut austriak. Të mërkurën mbrëma në Madridi, kampioni në fuqi i Championsit fitoi 5:1.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të fazës së ligës në Champions.

Rodrygo shënoi në minutën e 23-të dhe të 34-t për 2:0. Në të dy golat asistoi Jude Bellingham.

Kylian Mbappe shënoi për 3:0 në minutën e 48-të, ndërsa Vinicius Junior e ktheu në gol asistimin e Luka Modriqit në minutën e 55-të.

Braziliani Vinicius shënoi tjetër gol në minutën e 77-të.

Salzburgu golin e vetëm e shënoi në minutën  e 85-të përmes Mads Bidstrupit.

Edhe Reali në epërsi ndaj Salzburgut me dy gola të Rodrygos Futboll Reali në epërsi ndaj Salzburgut me dy gola të Rodrygos

Me fitore, Real Madridi doli në vendin e 16-të të Championsit me 12 pikë. E ka siguruar avancimin në fazën e plejofit, një xhiro para fundit.

Salzburgu mbetet me tri pikë dhe tashmë është eliminuar.

Lexo përditësimet tjera
Reali

Reali në epërsi ndaj Salzburgut me dy gola të Rodrygos

Braziliani Rodrygo i ka shënuar dy gola për Real Madridin që është duke fituar ndaj Salzburgut...