Real Madridi po e monitorin përparimin e Rasmus Hojlundit në Manchester United. Sipas raportimeve në Spanjë Reali e ka në opsion blerjen e futbollistit danez.
Reali edhe më herët shfaqi interesim për reprezentuesin e Danimarkës, i cili me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
21-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar dy herë në 29 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.
Reali ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappes dhe Erling Haalandin e Manchester Cityt.