Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali do ta mbajë Odegaardin

Real Madridi nuk do ta shesë mesfushorin Martin Odegaard gjatë kësaj vere. Gazeta spanjolle “AS” ka njoftuar të martën se krerët e Realit kanë vendosur ta mbajnë Odegaardin, i cili në fillim të këtij viti u huazua te skuadra e Arsenalit.

Mësohet se te Reali janë të bindur se Odegaard do të ketë një rol të rëndësishëm në ekip sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye do t’i refuzojnë të gjitha ofertat që do t’i marrin për të. Odegaard 21-vjeçar këtë sezon ka shënuar dy gola në 14 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat. Reprezentuesi norvegjez ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.