Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në bisedime me Realin për transferimin e Odegaardit

Odegaard

Arsenali është në bisedime me Real Madridin për të transferuar Martin Odegaardin. Klubi nga Londra e kishte mundësinë që të blinte lojtarin, të cilin e kishte në huazim në edicionin e fundit, gjë të cilën nuk e bëri.

Raportohet se tani Arsenali kërkon blerjen e përhershme të mesfushorit ofanziv. Norvegjezi ka lënë përshtypje të mira të drejtuesit e klubit dhe trajneri Mikel Arteta.

22-vjeçari Shënoi dy gola dhe bëri po aq asistime në 29 ndeshje me skuadrën londineze në kohën sa ishte i huazuar. Kontrata me Real Madridin Odegaardit i skadon në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm