Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali gati ofertën për futbollistin e Real Madridit

Odegaard

Arsenali është i gatshëm të paguajë 52 milionë euro dëmshpërblim për Martin Odegaardin.

Sipas mediave angleze drejtuesit e klubit anglez dëshirojnë ta blejnë përfundimisht kartonin e Odegaardit.

Odegaard është i huazuar nga Real Madridi me të drejt blerjeje. Paraqitjet e mira të mesfushorit norvegjez kanë bindur krerët e klubit londinez për të blerë kartonin e tij.

Odegaard këtë sezon me londinezët ka luajtur në 29 ndeshje duke shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.