Mesfushori Martin Odegaard është transferuar te skuadra e Arsenalit. Londinezët të premten, kanë zyrtarizuar Odegaardin, të cilin e transferuan nga Real Madridi.
Për kartonin e tij, thuhet se Arsenali ka paguar 30 milionë funte.
22-vjeçari në pjesën e dytë të edicionit të shkuar ishte i huazuat te Arsenali. Ai te ekipi londinez, do ta bartë fanellën me numrin tetë, por nuk do të jetë në dispozicion për derbin ndaj Chelseat këtë vikend.