Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi rikthen interesimin për Mbappen

Paris Saint-Germain është duke tentuar t’ia vazhdojë kontratën Kylian Mbappes.

Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, ka konfirmuar se janë duke përgatitur një ofertë për sulmuesin francez. Vet lojtari ende nuk ka vendosur se a do të mbetet në Paris, transmeton KOHA.

Mbappe gjatë gjithë kohës është lidhur me një kalim te Real Madridi. Madje, drejtuesit e klubit spanjoll thuhet se nuk janë dorëzuar për francezin.

Madrilenët do të bëjnë gati një ofertë për të tentuar transferimin e yllit francez.

Artikuj të ngjashëm