Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mpabbe dëshiron transferimin te Reali

Real Madridi mbetet favorit për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Francës, Kylian Mbappe.

Siç raporton “Le Parisien” të premten, sulmuesit, të cilit kontrata me Paris Saint-Germainin i skadon në qershor, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ylli francez thuhet se dëshiron të transferohet te Real Madridi dhe një gjë të tillë do ta bëjë zyrtare pas përfundimit të sezonit aktual.

Dyshimet janë rritur edhe më shumë, pasi Mbappe pati një vizitë në Madrid.

Mbappe te madrilenët do të transferohet si futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me kampionin francez