Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Le Parisien”: Mbappe zgjedh Real Madridin

E përditshmja franceze, “Le Parisien”, të shtunën ka raportuar se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit në verë. 

25-vjeçari ka kohë që është lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”. Dhe, siç raporton mediumi francez, kjo verë do të jetë “e vërteta”.

Pavarësisht se Mbappe po e mban të fshehtë për momentin vendimin e tij, në PSG janë të vetëdijshëm që ai ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit.

Yllit francez gjatë verës i skadon kontrata me PSG-në. Dhe në prapaskenë, ai po negocion me Real Madridin për një nga “kontratat më të mëdha në futboll”.

Siç shkruan “Le Parisien”, Mbappe po e pret momentin e duhur për ta bërë publik vendimin për t’iu bashkuar Los Blancos. Ai fillimisht do të synojë që me PSG-në ta fitojë trofeun e vetëm që i mungon, Liga e Kampionëve. 

Mbappe është pjesë e PSG-së nga sezoni 2017/18, kur u transferua nga Monaco.

Artikuj të ngjashëm